Futbollisti shqiptar pensionohet nga futbolli, për shkak të problemeve shëndetësore

Muzafer Ejupi i ka dhënë fund karrierës së tij në futboll në moshën 31-vjeçare.

Ndonëse edhe më herët me probleme të shumta shëndetësore, Ejupi tashmë e ka konfirmuar pensionimin e tij, shkruan Zëri.info.

“Fizikisht dhe mentalisht jam vërtetë i lodhur. Problemet shëndetësore që i kam pasur, kanë lënë gjurmë tek unë”, ka thënë fillimisht Ejupi.

“Faleminderit Zotit gjithçka është nën kontroll, por pavarësisht se kam bërë gjithçka, asgjë nuk funksionoi. Shëndetin duhet ta vlerësojmë më së shumti”, tha në mes të tjerash futbollisti shqiptar nga Maqedonia e Veriut.

Ejupi së fundmi ka luajtur te Slaven Belupo, teksa ai ka bërë karrierë edhe te Osijek, Songkhla, Horizont, Shkëndija dhe te Skënderbeu i Korçës./Zëri.info