Nuk e përballoi sëmundjen, ndërron jetë ish-trajneri i njohur
Ish-trajneri i Derby Countyt, Oxford Unitedit dhe Portsmouth Jim Smith ka ndërruar jetë në moshën 79-vjeçare.
Smith ka drejtuar gjithsej nëntë skuadra në futbollin anglez, shkruan Zëri.info.
Suksesin më të madh e arriti me Derby Countyn duke e inkuadruar në Premierligë në vitin 1996.
“Jim ka luftuar me sëmundjen që dis akohë”, thuhet në një njoftim nga Oxford.
“Mendimet tona janë me familjen e tij dhe miqtë në këtë kohë pikëllimi”, thuhet më tej./Zëri.info