Mbyllen pjesët e para, këto janë rezultatet momentale në Ligën e Kampionëve

Janë mbyllur pjesët e para në ndeshjet e grupeve F, G, dhe H të Ligës së Kampionëve, transmeton zeri.info

Interi dhe Barcelona janë duke barazuar 1:1, kurse rezultat i njëjtë qëndron edhe në takimin tjetër të grupit F mes Borussia Dortmundit dhe Slavia Pragës.

Në grupin G, Benfica dhe Zeniti janë duke barazuar pa gola, kurse Leipzigu është duke triumfuar 2:0 në udhëtim te Lyoni.

Në grupin H, Valencia është duke fituar në udhëtim te Ajaxi me shifrat 1:0, ndërsa Chelsea është duke triumfuar 2:0 në shtëpi ndaj Lillet./Zëri