Vuçiqin e përgënjeshtrojnë ata që e kryen masakrën e Reçakut!

Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq që e mohoi këto ditë masakrën e Recakut e përgënjeshtrojnë vetë ata që e kryen masakrën e Reçakut!

Më herët drejtuesit e policisë së Serbisë gjatë luftës në Kosovë kanë rrëfyer deri në detaje në një dokumentar televiziv se si e kishin përgatitur dhe realizuar këtë operacion policor- ushtarak serb në Reçak.

Por, edhe gati 21 vjet pas masakrës që e kryen në Recak këta drejtues të policisë serbe shëtisin lirshëm nëpër Serbi.