Futbollistit serb të Lazios i hyjnë hajnat në shtëpi gjatë ndeshjes me Juventusit
Shtëpia e mesfushorit të Lazios, Sergej Milinkovic-Savic u grabit, derisa ky i fundit ishte duke luajtur me ekipin e tij ndaj Juventusit të shtunën, shkruan “Il Messaggero”, transmeton zeri.info
Derisa Lazio triumfoi 3:1 në Serie A, së paku tre persona të maskuar hynë në shtëpinë e reprezentuesit serb.
Raportohet se ata kanë vjedhur gjësende me vlerë deri në 100,000 euro./Zëri