Dy familjet ia falin gjakun familjes Islami, pas humbjes së vajzës në aksident në Podujevë

Një femër, e cila u godit nga një veturë  një javë më parë  në fshatin Dobërdol, ka ndërruar jetë më 9.12.2019.

XH.A është varrosur të martën.

Ndërsa sot gjatë ditës, familja Aliu nga Bradashi i Podujevës dhe Familja Gashi nga Dobërdoli i  falën gjakun familjes Islami nga fshati Metehi, pas ceremonisë së varrimit.

Të dy familjet i shtrinë dorën familjes Islami duke ia fal gjakun në emër të Allahut, farefisit e të gjithë të pranishmëve.