Shqiptari i pafat në duelin e boksit me serbin, shikoni videon dhe futjen spektakolare në ring me këngën për Kosovën

Në turneun prestigjioz të FEA në kuadër të peshave të rënda, boksieri serb Mihajlo Kecojevic është përballur me boksierin shqiptar Luigj Gashi.

Padyshim, përballja më interesante e këtij turneu ishte finalja ku Gashi ishte kundërshtari i serbit Kecojevic, shkruan Zëri.info.

Në gjysmëfinale, Gashi nga Shqipëria arriti ta mposhtë rusin Gadijev duke u kualifikuar në finalen e madhe kundër boksierit serb.

Por, Gashi u tregua i pafat duke u mposhtur nga Kecojevic në finalen e këtij turneu.

Ndryshe, hyrja e Gashit në ring ishte spektakolare.

Boksieri shqiptar hyri në ring me një këngë patriotike të reperit nga Presheva Arian Agushi i njohur ndryshe si Gold AG./Zëri.info

Momentin në fjalë mund ta shikoni duke klikuar KËTU.