Pjesë e parë e 'nxehtë' mes Bolognas dhe Milanit, shënohen tre gola

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen mes Bolognas dhe Milanit.

Milani i Stefano Piolit është në epërsi me rezultat 1:2 në 'Renato Dall'Ara', shkruan Zëri.info.

Krzysztof Piatek ('15) dhe Theo Hernandez ('32) i shënuan golat për Milanin.

Kurse, për Bolognan shënoi auto-gol Theo Hernandez në minutën e 40-të.

Ndryshe, ndeshja Bologna - Milan është e vlefshme për javën e 15-të në Serie A./Zëri.info