Shumë kartonë të kuq këtë edicion, Ismet Munishi vjen me një deklaratë të madhe

Ballkani ka qenë befasia më e madhe e stinorit vjeshtor në futbollin e Kosovës.

Skuadra e Ismet Munishit është shpallur kampion vjeshtor në Superligë, dhe së fundmi arriti edhe çerekfinalen e Kupës së Kosovës, raporton Zëri.info.

Ismet Munishi, trajneri i Ballkanit njihet si njëri prej trajnerëve më temperament në Kosovë.

Ai është ndëshkuar në disa ndeshje me të kuq këtë edicion, derisa për stinorin e ardhshëm e ka një 'njoftim' interesant.

"E vërteta është se nuk e kemi merituar të ndëshkohemi kaq shumë", ka thënë Munishi në 'Arena Sportive', përcjell Zëri.info.

"Pavarësisht kartonit të kuq, gjyqtari Genc Nuza është më i miri dhe shpresoj të kemi më shumë gjyqtarë të tillë", vlerësoi Munishi.

"Por, stinorin e ardhshëm, gjyqtarët nuk do ta kenë kënaqësinë të më përjashtojnë pasi me ta do të flasin vetëm asistentët e mi", shtoi Munishi./Zëri.info