Momenti kur Kosovare Asllani shënoi gol dhe ia siguroi tri pikë të arta Real Madridit

Kosovare Asllani ka qenë heroina e Real Madridit të femrave në ndeshjen e sotme kundër Espanyolit.

Në kuadër të javës së 18-të në 'Primera Division', CD Tacon arriti ta mposhtë Espanyolin me rezultat minimal 2:1, shkruan Zëri.info.

Futbollistja nga Kosova Kosovare Asllani e shënoi golin e fitores për skuadrën madrilene në minutën e 70-të.

Pas një aksioni mirë të kombinuar, Asllani arriti t'ia sigurojë fitoren skuadrës së tij.

Me fitoren e sotme, CD Tacon, i njohur ndryshe si skuadra e Real Madridit të femrave renditet në vendin e 11-të me 12 pikë./Zëri.info