59 milionë euro fitoi mbrëmë, por kjo është shuma totale që mund të fitojë Anthony Joshua pas triumfit të djeshëm

Me rastin e triumfit kundër Andy Ruiz, përfitimet financiare të Anthony Joshuat mbrëmë ishin të jashtëzakonshme.

Për fitoren në revanshin me Andy Ruiz, Joshua fitoi rreth 59 milionë euro, shkruan Zëri.info.

Megjithatë, fitimet e Joshuat mund të rriten deri në 118 milionë euro.

E gjithë kjo për shkak të marketingut dhe të drejtave televizive.

Siç raporton 'talkSPORT', Joshua paguhet shtrenjtë nga marketingu dhe kjo përballje mund të jetë ndër më të paguarat e historisë së boksit.

Ndryshe, rekordin aktual për të ardhurat më të larta i ka përballja mes Floyd Mayweather dhe Conor McGregor, ku i pari kishte fituar 250 milionë euro./Zëri.info