Gabimet që duhet të shmangni kur kujdeseni për fytyrën

Shumica prej nesh jemi të obsesionuar, është shumë e rëndësishme.

Shumë blogere mundohen t’i provojnë dhe të testojnë çdo produkt të çuditshëm.

Prandaj, ato kanë bërë një listë me gabimet që i bëjmë kur tentojmë të kujdesemi për fytyrë:

Ta mbi ngarkoni fytyrën me produkte të shumta

Ekziston kjo gjë ku shumica prej nesh mundohemi shumë të vendosim produkte në fytyrë. Mikrobioma e fytyrës suaj është shumë e ndjeshme, dhe nëse tentoni shumë mund t’ia humbni balancën dhe fytyra juaj reagon, raporton “Huda Beauty”, transmeton lajmi.net

Ta lyeni fytyrën gabim

Nëse jeni duke i përdorur produktet në mënyrë të gabuar, ju jeni duke ia humbur efektin e produkteve tuaja.

Mos pastrimi i makiazhit

E vërteta është se vetëm me një palomë nuk largohet makiazhi. E dimë që mund të jetë e vështirë pas një dite të lodhshme që keni kaluar, por kërkon vetëm 5 min të shkoni dhe ta pastroni fytyrën në mënyrë të duhur.

Të i ngacmoni aknet

E dimë se sa tunduese mund të jetë kjo gjë, por na besoni do ta bëjë më keq. Kur ju ngacmoni një akne, ju jeni duke i hapur bakteriet, dhe do të kërkoj kohë më shumë për të shëruar dhe do ju lë shenja.