Shembet një tjetër godinë në Durrës me shpërthim të kontrolluar

Punonjësit e IKMT dhe forcat xheniere kanë shembur me eksploziv një tjetër ndërtesë në Durrës. 

Fjala është për një godinë 4 katëshe në Shkozet, e cila ndodhej përballë tregut Agro- Ushqimor. Shembja e godinës është bërë me një shpërthim të kontrolluar, e katërta në Durrës që rrëzohet me eksploziv.