Kosovarë, serbë e shqiptarë krah njëri tjetrit, tërmeti në Shqipëri bën bashkë ish armiqtë
Kosovarë, serb, shqiptarë, kroatë, krah më krah punojnë në gërmadhat e Durrësit e Thumanës, shkruan e përditshmja italiane La Repubblica.
Plot 20 vite nga lufta në Kosovë ish Jugosllavia u riformua pothuajse komplet pas asaj shpërbërje të egër të përleshjeve derë me derë e pastrisë etnike. Në emër të solidaritetit Ballkani u bashkua qoftë dhe për pak ditë për të përballuar pasojat e tërmetit që goditi Shqipërinë.
Që prej ditës së djeshme skuadrat e shpëtimit nga Prishtina, Beogradi, Shkupi , Zagrebi e Tirana kryqëzohen gjatë punës në rrugët e shkatërruara. Repartet e zjarrfikësve, ushtarakë, reoarte qenësh shpëtimi, reparte që dallohen nga uniforma e flamuj dikur krenarisht armiq përkohen me njëri tjetrin gjatë operacioneve për të nxjerrë viktimat. Ndoshta nuk do të vëllazërohen por kanë bashkuar forcat për një objektiv të përbashkët.