Kosova sot do të jetë në ditë zie

Kosova sot do të jetë në ditë zie, pas tërmetit të fuqishëm që goditi Shqipërinë, ku la dhjetëra persona të vdekur dhe qindra të lënduar.

Presidenti Hashim Thaçi ka marrë dje vendim që dita e mërkurë të jetë ditë zie në Kosovë.

Kështu që sot flamujt do të ngrihen në gjysmështizë, në nderim të viktimave nga tërmeti.

Në anën tjetër, shumë shqiptarë nga Kosova tashmë kanë marrë rrugën për në Shqipëri, duke u dalë në ndihmë vëllezërve shqiptarë.

Qeveria në detyrë e Kosovës dje mori vendim që 500 mijë euro të ndahen nga buxheti si ndihmesë për shtetin shqiptar.