'Albin Kurti është i paaftë për të qenë kryeministër'

Ministri në detyrë i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka thënë se nuk i duhet një mediokri si Albin Kurti, më shumë sesa një postim në Facebook, për të shprehur paaftësinë e tij konstante për të qenë kandidat serioz për kryeministër.

Sipas Tahirit, Kurti nuk e ka “haberin” se cila është detyra e një kryeministri.

“Ky mediokër ka mungesë të njohurive themelore të qeverisjes, por do ishte mirë sikur të ishte vetëm fakti se nuk e ka “haberin” se cila është detyra e një kryeministri”.

“Krahas mungesës së njohurive elementare, në rastin më të keq, ai po pretendon t’i japë formë konkrete iluzionit të tij shkatërrues ndaj vlerave demokratike e rendit liberal të themeluar nga kushtetuta e vendit”.

“Flet për qeverinë e tij e cila paska të drejtë të marrë në përgjegjësi, ani pse kjo i takon organeve të pavarura të zbatimit të ligjit kur ato vlerësojnë se janë bërë shkelje të ligjit”

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të Tahirit në Facebook: