Edon Zhegrova reagon për pritjen e lojtarëve anglez në Prishtinë, ka disa fjalë të mëdha për Majlinda Kelmendin

Pritja që iu bë futbollistëve të Anglisë në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë po vazhdon të diskutohet ende.

Futbollisti i Kosovës, Edon Zhegrova është ironizuar me këtë gjë në rrjetet sociale, shkruan Gazeta Olle.

“Nuk kam koment. Majlinda krenar me ju”, ka shkruar Zhegrova në rrjetet sociale.

E në foton e Zhegrovës është parë xhudistja kosovare e cila nuk ishte pritur nga askush pasi fitoi medalje në Parisë.

Megjithatë, pak minuta më vonë futbollisti i Baselit e ka fshirë këtë postim.