Pamje që tregojnë se çfarë janë në gjendje të bëjnë emigrantët për t’u futur në Evropë

Dy adoleshentë që u munduan të futen në Evropë rrugëve ilegale, janë kapur nga autoritetet spanjolle brenda një veture – e vendet ku ishin fshehur ishin aq të pazakonta sa që kurrë nuk do të kishte besuar dikush se aty mund të futet një njeri.

Ata kishin marrë rrugën nga Maroku, por u kapën nga policia kufitare e Spanjës, ku brenda veturës ishin fshehur nën ulëse dhe hapësirën e dedikuar për të lënë gjësende personale, transmeton Telegrafi.

Dy adoleshentë, njëri 19-vjeç e tjetri 17, që të dy nga Afrika, habitën policinë kufitare që i kapën gjatë një kontrolli rutinor. Por, për t’i kapur ata kishin përdorur një pajisje e veçantë, që detekton rrahjet e zemrës së njeriu

Që të dy janë dërguar me urgjencë në spital për tretman, pasi vuanin nga dehidrimi dhe dukeshin shumë të lodhur. E pas tretmanit janë dërguar në qendrën për pranimin e emigrantëve.

Në anën tjetër shoferi i veturës që raportohet të jetë rreth të 30-ve dhe nga Maroku, është arrestuar nën dyshimin për trafikim me njerëz.