Filmi i animuar 'Frozen 2' arrin në Cineplexx Prishtinë dhe Prizren me shumë shpërblime

Njëri prej filmave të shumë pritur për fëmijë po arrin në 'Cineplexx'! Kinemaja austriake, për filmin' Frozen 2' do të organizojë eventin Dita e Familjes, ku do të ketë shumë shpërblime dhe aktivitete. Ky event dy ditor do të mbahet në kinemanë në Prishtinë në 'Albi Mall", si dhe në kinemanë e sapo hapur në Galeria Shopping Mall në Prishtinë. Biletat kanë dalë në shitje javë më parë për këtë event, sepse interesimi është jashtëzakonisht i madh, shkruan zeri.info. 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

ë‍ë‍ë‍ë Përshëndetje të dashur prindër, më 23 dhe 24 nëntor organizojmë eventin Dita e Familjes me shumë shpërblime për fëmijë: ë 9x Lodra Frozen nga @theentertainer_ks ë 6x Gift Cards në vlerë prej 40€ nga @blukidskosova ë 6x Gift Cards në vlerë prej 40€ nga @lindexkosova ë 3x Gift Cards në vlerë prej 50€ nga @guesskosovo ë 6x libra Mbretëresha e Akullt nga @librariabuzuku ë Facepainting ë Maskota ë Tani, bëni follow @cineplexx_kosovo dhe përmendni një person që të futeni në garë për të fituar 2 bileta FALAS për këtë event. 6 fitues me nga 2 bileta FALAS i shpallim më 22 nëntor!

A post shared by Cineplexx Kosovo (@cineplexx_kosovo) on

Në këtë vazhdim të filmit 'Frozen', i cili me kalimin e viteve u bë ndër filmat më të dashur për fëmijë, Anna, Elsa, Kristoff dhe Olaf do të shkojnë thellë në pyll për të mësuar të vërtetën e misterit të lashtë të mbretërisë së tyre. Ata do të përpiqen të mësojnë burimin e fuqive të Elsës, dhe misterin e një pylli të lashtë e të errët, në mënyrë që të shpëtojnë mbretërinë e tyre. Në regjinë e filmit rikthehen Jennifer Lee dhe Chris Buck, dy bashkëpuntorët edhe në filmin e parë, me të cilin u shpërblyen me çmimin Oskar. 

Eventi për filmin 'Frozen 2' do të mbahet më 23-24 nëntor, prej orës 12:00 deri 16:00, ku fokusi kryesor do të jetë pikërisht premiera e këtij filmi. Për fëmijët do të ketë shumë shpërblime dhe aktivitete si:

9x Lodra Frozen nga @theentertainer_ks
6x Gift Cards në vlerë prej 40€ nga @blukidskosova
6x Gift Cards në vlerë prej 40€ nga @lindexkosova
3x Gift Cards në vlerë prej 50€ nga @guesskosovo
6x libra Mbretëresha e Akullt nga @librariabuzuku
Facepainting
 Maskota

 

 

Për më tepër informata rreth eventit dhe orareve vizitoni webfaqen e Cineplexx Kosovo