Formacionet zyrtare: Maqedonia Veriore – Izraeli, dy futbollistë shqiptarë titullarë
Maqedonia Veriore do të luajë sonte ndaj Izraelit në ndeshjen e fundit në kuadër të kualifikimeve të Kampionatit Evropian, shkruan zeri.info
Dy futbollistët shqiptarë, Enis Bardhi dhe Visar Musliu do të luajnë nga minuta e parë, derisa vendasit i kanë humbur gjasat tashmë për t;u kualifikuar përmes grupit.
Kujtojmë se Maqedonia Veriore do të jetë kundërshtari i Kosovës në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve në mars, derisa sonte në Shkup ndodhet edhe trajneri i “Dardanëve”, Bernard Challandes me stafin e tij.
Ndeshja fillon në orën 20:45.
Formacionet zyrtare: