Zvicra kërkon kualifikimin, këto janë të gjitha takimet e sotme në kuadër të kualifikimeve të Evropianit

Sonte do të zhvillohen ndeshjet e fundit në grupet D, F dhe J të kampanjës kualifikuese për “EURO 2020”, shkruan zeri.info

Në grupin D, Zvicra do të kërkojë kualifikimin me një fitore ndaj Gjibraltarit, kurse ndeshje e rëndësishme pritet të jetë ajo mes Irlandës dhe Danimarkës. Irlandezët do të kualifikoheshin tutje vetëm me fitore, kurse çdo rezultat tjetër i konvenon danezëve.

Ndërkohë, në grupet F dhe J tashmë dihen skuadrat e kualifikuara.