Këngëtarja shqiptare këndon himnin francez në 'Air Albania', mahnit me pamjen
Mbrëmjen e sotme u inaugurua stadiumi më i ri në Shqipëri “Air Albania Stadium” me përballjen e Kombëtares shqiptare me kampionët e botës, Francën, shkruan Zëri.info.
Fillimi i ndeshjes, e cila është duke u zhvilluar momentalisht u bë me një ceremoni madhështore të organizuar nga Ardit Gjebrea.
Himni shqiptar u interpretua nga Juliana Pasha ndërsa ai francez nga këngëtarja Besa Kokëdhima.
E veshur me një fustan të bardhë artistja ka mahnitur me paraqitjen e saj.
Përmes rrjeteve sociale ajo është shprehur e nderuar për ftesën për të qenë ajo interpretuesja e himnit frances “La Marseillaise”./Zëri.info