Shqipëri - Francë, publikohen formacionet startuese të ndeshjes në 'Air Albania Stadium'

Shqipëria do të përballet sonte me Francën në kuadër të ndeshjes së fundit eliminatore për 'Euro 2020'.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin e ri 'Air Albania Stadium' nga ora 20:45, shkruan Zëri.info.

Trajnerët e të dyja skuadrave tashmë kanë publikuar formacionet zyrtare.

SHQIPËRIA: Berisha, Veseli, Gjimshiti, Dermaku, Hysaj, Lenjani, Bare, Gjasula, Qose, Manaj, Balaj. Trajner: Edi Reja.

FRANCA: Mandanda, Kimpembe, Varan, Lengle, Grizman, Zhiru, Toliso, Sisoko, Ben Jeder, Dubo, Mendi. Trajner: Didier Deschamps./Zëri.info