Mediumi serb: Për shkak të thirrjeve 'Kosova është Serbi', Rrahmani kërkoi ndaljen e lojës në Plzen, por dështoi
Përfaqësuesja e Kosovës ishte në avantazh e para në Plzen dhe ishte në rrugën e duhur për ta siguruar kualifikimin në 'Euro 2020'.
Megjithatë, në fund, Çekia arriti të fitojë në fund ndeshjen me rezultat 2:1 dhe të kualifikohej në Kampionatin Evropian, shkruan gazeta serbe 'Mondo.rs', përcjell Zëri.info.
Atmosfera në tribuna ishte interesante, pasi tifozët çekë i pritën shqiptarët në mënyrë armiqësore.
Kështu ndodhi në rrugë, por edhe kur u intonua himni i Kosovës në stadium, kishte flamuj serbë dhe thirrje 'Kosova është Serbi'.
Futbollisti i Kosovës Amir Rrahmani u përpoq t'i tregonte gjyqtari Gianluca Rocchi për ta ndërprerë ndeshjen shkaku i thirrjeve raciste, por ai dështoi.
"Unë insistova te gjyqtari Rocchi t'ti kushtonte vëmendje thirrjeve raciste. Ai më tha se nuk e kuptonte çfarë po thonin tifozët. Ne folëm italisht, dhe ai më tha se nëse i dëgjon këto, do ta ndalë ndeshjen", ka thënë Rrahmani pas ndeshjes.
Gjithashtu, edhe portieri Aro Muriç, kishte akuzuar tifozët për racizëm.
"Tifozët çekë më ofenduan në baza racore, por unë reagova si profesionist", tha portieri i Kosovës./Zëri.info