Milot Rashica me reagim emocionues për Kosovën, e përfundon me 'faleminderit'

Ylli i Kosovës dhe Werder Bremenit, Milot Rashica ka reaguar në rrjetet sociale pas humbjes së Kosovës me rezultat 2-1 nga Çekia në kuadër të eliminatoreve të "Euro 2020".

Mesfushori-sulmues ka shfrytëzuar profilin e tij zyrtar në Instagram për të reaguar për humbjen e së enjtes mbrëma në Plzen.

Sulmuesi vushtrrias ka thënë se është ende e vështirë për të pranuar rezultatin e ndeshjes, por shton se ka qenë një rrugëtim i suksesshëm dhe me mbështetje të madhe nga të gjithë.

Postimi i Milot Rashicës

Ende është e vështirë për ta pranuar rezultatin e mbrëmshëm!

Përkundër kësaj, ka qenë një rrugëtim i suksesshëm dhe me mbështetje të jashtëzakonshme nga tifozët tanë dhe gjithë shteti ynë.

Le ta përfundojmë në mënyrën më të mirë të mundshme! FALEMINDERIT

 

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Ende është e vështirë për ta pranuar rezultatin e mbrëmshëm! Përkundër kësaj, ka qenë një rrugëtim i suksesshem dhe me mbeshtetje të jashtëzakonshme nga tifozët tanë dhe gjithë shteti ynë. Le ta përfundojmë në mënyrën më të mirë të mundshme! FALEMINDERITë

A post shared by MILOT RASHICA (@milotrashica7) on