Aro Muriç nuk po luan rregullisht në Nottingham, por klubi anglez e përcolli mbrëmë dhe e befason tani me këtë lajm

Arijanet Muriç ishte futbollisti më i mirë i Kosovës në ndeshjen kundër Republikës së Çekisë mbrëmë në Plzen.

Në humbjen e hidhur në 'Doosan Arena' me rezultat 2:1, portieri shqiptar shpëtoi Kosovën në shumë raste deiçizive pa pranuar edhe gola tjerë, shkruan Zëri.info.

Ndonëse nuk po luan rregullisht te Nottingham Foresti, portieri i talentuar që është në pronësi të Manchester Cityt, shfaqi formë të lartë mbrëmë.

Paraqitjen e Muriçit mbrëmë e ka përcjellur edhe klubi i tij Nottingham Foresti, ku ata janë shfaqur të lumtur me paraqitjen e tij.

"Njeriu i ndeshjes, Aro Muriç. Ishte humbje për Kosovën dje ndaj Republikës së Çekisë, por paraqitje mahnitëse nga portieri i NFFC", ka shkruar Nottingham Forest në 'Twitter'.

Ndryshe, me humbjen e djeshme, Kosova shuan ëndrrën për 'Euro 2020' përmes ciklit eliminator, derisa tash synimin e ka përmes Ligës së Kombeve./Zëri.info