Policia publikon pamjet e aksidentit të rëndë, për t’i paralajmëruar gjithë shoferët

Policia në Nottingham të Anglisë kanë lëshuar një pamje të tmerrshme të një aksidenti të rëndë, që la një student me lëndime të rënda trupore.

Shoferi i automjetit, David Price është dënuar me 18 muaj burg për vozitje të rrezikshme pas këtij aksidenti. Atij i është ndaluar që të vozisë për 29 muaj, thuhet sipas raporteve.

65-vjeçari ishte duke vozitur automjetin në Nottinghamshire më 8 qershor, 2018, kur u përplas për disa vetura pasi dështoi të reagonte me kohë, transmeton Gazeta Express.

Ai e përplasi automjetin e tij në një Renault Clio të cilin po e voziste një student, raporton Nottinghamshire Live.

Kujdes, kjo video përmban pamje shqetësuese:

Shikoni videon KETU