Shqiptarët e pushtojnë Çekinë, festa për Kosovën ka filluar në Plzen

Qyteti i Plzenit në Çeki ka nisur që të fryjmë edhe "shqip", raporton Zëri.info.

Në prag të ndeshjen së Kosovës me Çekinë, shumë tifozë shqiptarë nga Kosova dhe e gjithë Evropa, e kanë pushtuar këtë qytet për ta përkrahur Kosovën në ndeshjen vendimtare në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian "Euro 2020".

Tifozët shqiptarë janë vendosur një ditë para ndeshjes në këtë qytet.

Gazeta Zëri raporton nga Plzeni derisa më poshtë ua sjell disa fotografi të shqiptarëve që kanë zbarkuar në këtë qytet.

Ndeshja Çeki - Kosovë luhet nga ora 20:45. /Zëri.info