Teuta Krasniqi fjalë zemre për Arzana Krajën, kujton disa momente me të

Teuta Krasniqi i ka thënë disa fjalë për regjisoren e ndjerë.

Ka vdekur regjisorja Arzana Kraja, lajmin e ka konfirmuar edhe Qendra Kinematografike e Kosovës, shkruan lajmi.net.

Përmes një postimi në Facebook, QKK u shpreh ngushëllime familijes së Arazana Krajës.

“Jemi të shokuar nga lajmi për vdekjen e regjisores Arzana Kraja! Angazhimi i saj në fushën e kinematografisë ishte i jashtzakonshëm. Ngushëllime familjes, miqëve dhe gjithë bashkëpunëtorëve!”, thuhet në atë postim.

Dhimbjen me familjen e saj e kanë ndier edhe shoqëria dhe bashkëpunëtorët.

Ishte Teuta Krasniqi ajo e cila i ka shkruar disa fjalë për të nëpërmjet një postimi në Instagram ku i ka publikuar edhe disa foto duke kujtuar disa momente me tashmë të ndjerën.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Zemrie, s’po muj me besu qe shkove... gjithmone jam mundu me ta shpreh dashnine e vecante qe e kam pas per ty, por s’di a ke mbrri me dite sa mirenjohese jam kone gjithmone per shoqerine tende. Qaq shume me ke jep prej miresise e urtesise tende... Mbetem pa e pi kafen e planifikume e pa e bo filmin qe e kemi planifiku qe 12 vjet... shume ke jep prej shpirtit tend te mire dhe gjithmone ka me te mbajt ne zemer e ne kujtimet e mia, qe i kam kaq te fresketa e te bukura. U prehsh ne paqe zemrie.

A post shared by Teuta Krasniqi (@teutakrasniqi) on