Publikohet lista zyrtare e shteteve pjesëmarrëse në Eurovision 2020, Kosova mbetet jashtë

Sot Rrjeti i Transmetuesve Evropian-EBU, ka publikuar listën zyrtare të shteteve pjesëmarrëse në festivalin evropian të këngës “Eurovision Song Contest” për vitin e ardhshëm.

Në listë janë 41 shtete, që do të dërgojnë këngët e tyre pjesëmarrëse në festivalin më të madh të muzikës në botë, e që vitin e ardhshëm do të mbahet në Rotterdam të Holandës, transmeton “Zëri.info”

Në këtë listë është edhe Shqipëria, ndërsa as këtë vit Kosova nuk ka arritur të sigurojë pjesëmarrje, përkundër tentimeve të shpeshta.

Në muajin qershor të këtij viti, EBU tentoi të hiqte nga kriteret e pranimit për shtetet e reja anëtarësimin në ITU, për t’i hapur rrugë anëtarësimit të Kosovës, por kjo iniciativë që ishte marrë nga disa shtete të Ballkanit, nuk mori votat e mjaftushme për të kaluar, duke e lën Kosovën jashtë edhe për një vit tjetër./ZERI/