Merret vendimi i papritur nga Juventusi për CR7 pas veprimit kontravers në derbin me Milanin

Cristiano Ronaldo do t’i shpëtojë dënimit apo çfardo gjobe tjetër për shkak të reagimit të tij zemërues pas zëvendësimit në ndeshjen Juventus – Milan mbrëmë.

Ylli portugez u largua nga loja dhjetë minuta pas fillimit të pjesës së dytë, derisa u zëvendësua nga Paulo Dybala, shkruan Zëri.info.

Dybala më pas arriti ta shënojë golin e fitores 1:0 për Juventusin në ‘Allianz Stadium’.

Megjithatë, Ronaldo reagoi ashpër pas zëvendësimit derisa u largua menjëherë drejt tunelit të stadiumit duke mos i përshëndetur asnjërin prej anëtarëve të stafit teknik të Juventusit.

Sulmuesi portugez tashmë e ka ‘thyer’ heshtjen në rrjetet sociale, duke shkruar në ‘Instagram’: “Ndeshje e vështirë, fitore e rëndësishme”.

Megjithatë, “Zonja e Vjetër” tashmë ka konfirmuar se nuk do të marrë asnjë aksion ndaj Ronaldos për reagimin e tij kundrejt trajnerit Maurizio Sarri.

Ndërkohë, Sarri nuk e kritikoi Ronaldon për veprimin e tij, derisa e lavdëroi me pretekstin se po e ndihmon skuadrën edhe pse është i lënduar./Zëri.info