Kampioni i jep leksion Dortmundit


Bayerni ka arritur ta mposhtë Borussia Dortmundin me rezultat të thellë 4:0, shkruan Zëri.info.

Golat i realizuan Lewandowski (2), Gnabry dhe Hummels shënoi autogol.

Kurse, mysafirët nuk mundën assesi ta kapnin ritmin e ndeshjes.

Me këtë fitore, bavarezët ngriten në pozitën e tretë në tabelë, ndërsa Dortmund ngec në të pestin./Zëri.info