Daka flet pas fillimit të vlerësimit të zarfeve nga Serbia, tregon se kur shpallen rezultatet

Kryetarja e Komisionit Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka tha se zarfet e ardhura nga Serbia po verifikohen bashkë me Policinë.

Daka gjatë vizitës që bëri në Qendrën e Numërimit dhe rezultateve (QNR) i tha EO-së se kanë marrë konfirmim se është e sigurt të bëhet vlerësimi i këtyre zarfeve.

“Asgjë nuk po ndodhë, meqenëse tani kanë përfunduar proceduarat e votimit dhe kemi marrë konfirmim se është e sigurt të bëhet vlerësimi i këtyre zarfeve”.

“Kemi marrë gjitha masat në bashkëpunim me policinë dhe ka filluar vlerësimi i këtyre zarfeve të ardhura”.