Fatmir Sejdiu thur vargje për nipin që mbanë emrin e tij, ja çfarë fjalë i dedikon!
Ish-presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu, përmes një postimi të publikuar në rrjetin social, ‘Facebook’, e ka uruar nipin e tij me rastin e ditëlindjes.
Nipi i Fatmir Sejdiut i cili mbanë po ashtu emrin e tij sot feston ditëlindjen e pa dyshim ky është urimi më i mirë që ka marrë ai sot, shkruan “Zëri.info”.
Përmes vargjeve të një poezie Fatmir Sejdiu i uron atij jetë të gjatë e suksese deri në pafundësi.
Lexojeni më poshtë çfarë ka shkruar ai:
Për Fatmirin në Ditëlindjen e Parë
Ti një vjet unë gjashtëdhjetëetetë,
Të njejtën datë kemi ardhë në këtë jetë,
Unë në kohë të rënda - në robëri,
Ti në ditë gëzimesh - në Liri
Ti Fatmir e unë Fatmir,
Ec e shtyhemi cili më i mirë,
Që në fillim unë e humb këtë garë,
Kohë e yte tash ka ardhë.
Shumë ditëlindje vijnë e shkojnë,
Shtatin tënd do ta burrnojnë,
Mendje kthjelltë e plot gjallëri,
Kështu të don gjyshi ty!
Paq shumë gëzime Nipi im,
U rritsh pa brenga, burrë e trim,
Këso vargjesh gjithmonë rradhita,
Me dashni gjyshi për mbesa e nipa !
Prishtinë 23 Tetor 2019