Rikthehet ndotja e ajrit në Prishtinë
Prishtina si kryeqytet i Kosovës, aktualisht ka ajër shumë të pashëndetshëm
Sipas matësit të vendosur nga Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë, ndotja aktualisht shënon nivelin prej 107 PPM.
Një nivel i tillë ndotës i ajrit, konsiderohet i pashëndetshëm për grupe të ndjeshme.
Problemin e njëjtë, Prishtina e kishte edhe viteve të kaluara kur jo rrallë herë rradhitej si qyteti i parë në botë me ndotjen më të madhe.
Për këtë çështje madje edhe ishte protestuar.