E jashtëzakonshme, talenti i Manchester Unitedit e mposht kancerin dhe rikthehet në ekipin e të rinjve
Mbrojtësi i Manchester Unitedit, Max Taylor u paraqit për ekipin U-23 të gjigantit anglez duke bërë kështu një rikthim heroik pas trajtimit të kancerit, transmeton zeri.info
19-vjeçari ka qenë jashtë fushave që prej fillimit të vitit kur u diagnostikua me sëmundjen dhe filloi kimioterapinë.
Manchester Unitedi njoftoi në shtator se lojtari kishte reaguar me sukses ndaj trajtimit dhe ishte kthyer në stërvitje.
Dhe rikthimi i tij u kompletua të hënën në fitoren 4:1 ndaj Swanseas./Zëri