Agnesa Vuthaj me fotosesion të ri, me fustan të kuq mahnitëse
Ndonëse janë bërë vite që kur ajo fitoi kurorën e më të bukurës, Agnesa Vuthaj vazhdon të jetë ikonë e bukurisë.
Bukuroshja nga Istogu, së fundi ka realizuar një fotosesion të veçantë në të cilin vuri në pah vijat e saj të trupit, shkruan Indeksonline.
E veshur me një fustan të kuq me shkëlqim, Agnesa dukej më mirë se asnjëherë më parë dhe tejet tërheqëse.
Ndryshe, përveç si modele, Agnesa është e suksesshme edhe në biznes. Ajo prej kohë ka krijuar linjën e saj personale të çantave dhe të këpucëve.