'Nxehet' derbi mes Man Unitedit dhe Liverpoolit, tifozët mysafirë provokojnë vendasit

Kanë kaluar rreth 20 minuta lojë në ndeshjen mes Manchester Unitedit dhe Liverpoolit.

Në derbin që po zhvillohet në "Old Trafford", rezultati momental është 0:0, shkruan Zëri.info.

Tifozët e Liverpoolit, ndërkohë, janë duke e shijuar aventurën në 'Old Trafford'.

Madje, ata kanë gjetur rastin t'i provokojnë tifozët vendas.

Tifozët e Liverpoolit e kanë bërë këtë duke shfaqur numrin 6 për ta treguar numrin e titujve të fituar në Evropë./Zëri.info