Gabon Bayerni, Augsburgu shpëton në sekondën e fundit
Në Bundesligan gjermane nuk ka më dominues.
Kampionët e Gjermanisë, Bayern Munich nuk kanë mundur të marrin më shumë sesa një barazim në udhëtim ndaj Ausgburgut sfidë kjo që u mbyll me rezultat 2:2.
Pas tetë ndeshjeve bavarezët janë në vendin e tretë me 17 pikë, dhe duket se sivjet do të kenë shumë rivalitet në uftë për titull.
Alaba e Gnabry shënuan për Bayrenin derisa për vendasit realizo Riche në minutën e parë dhe Finnbogson në minutat shtesë të ndeshjes.
Werderi i Milot Rashicës është ndalur në barazim, ku në fushën e vet nuk mundi të marrë më shumë sesa një pikë përballë Frankfurtit merezultatin 1:1. Rashica ishte titullar në këtë ndeshje për të luajtur plot 87 minuta, ku vetëm fati e ndau prej golit pasi kishte dy raste të mira shënimi./Zëri.info
Rezultatet e ditës së sotme: