Ja kur inaugurohet “Arena Kombëtare” caktohen edhe çmimet

Tifozët shqiptarë do të kenë mundësinë që të shohin Kombëtaren kuqezi në një nga stadiumet më të mira në Ballkan. Bëhet fjalë për “Arenën Kombëtare” do t’i hap dyert e saj në nëntor.

Stadiumi do të jetë gati që për Andorrën, por mesa duket zgjedhja e FSHF-së ka qenë që të luhet në “Elbasan Arena” kjo përballje. Në këtë mënyrë, ndaj Francës do të luhet në shtëpinë e re për herë të parë.

Gjithashtu “Top Channel” raporton edhe për çmimet e biletave se ku do të variojnë. Në këtë impiant të ri bileta më e lirë do të jetë 12 euro, ndërsa mesatarja do të jetë 18 euro. Por përpara se të marrë vendimin përfundimtar, do të jenë përfaqësues të UEFA-s që do ta vëzhgojnë më nga afër në përballjen mes Vllaznisë dhe Apolonisë në kampionatin e femrave. /Zëri.info