Donika Kadaj Bujupi siguron votat e nevojshme për deputete!

Njëra nga deputetet më të zëshme në Kuvendin e Kosovës, në legjislaturat e kaluara Donika Kadaj Bujupi nga radhët e AAK-së, ka arritur të marrë sërish besimin e popullit për t’i përfaqësuar në Kuvend.

“Gazeta Blic” nga burime brenda KQZ-së mëson se Kadaj-Bujupi, ka siguruar votat e nevojshme për të zënë ulëse në Kuvend.

“Bazuar në rezultatin preliminar të nxjerrur nga zgjedhjet e 6 tetorit, kandidatja për deptuete Donika Kadaj Bujupi, nga radhët e koalicionit AAK-PSD ka siguruar votat e nevojshme për deputete”, pohojnë burimet brenda KQZ-së.

Ndryshe, në kuadër të aktivitetit të saj institucional,Kadaj-Bujupi ka përfaqësuar Republikën e Kosovës dhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës në shumë konferenca, vizita studimore e seminare, në rajon dhe në botë.

Kadaj-Bujupi ka ushtruar detyra më përgjegjësi përfaqësuese dhe organizative në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, si : kryetare e Aleancës së Gruas, anëtare e Kryesisë Qendrore, nënkryetare dhe sekretare organizative.

Në zgjedhjet e vitit 2017, Kadaj Bujupi, kishte garuar për deputete nga radhët e VV-së ku më pas kishte vendosur të rikthehet sërish në AAK, ku kishte kontribouar për mbajtjen në pushtet të qeverisë “Haradinaj” dhe kishte zhbllokuar çështjen e Demarkacionint.