Ylli i Manchester Cityt i propozon në stadium prezantueses së sportit
Alex Zinchenko u inspirua aq shumë nga kualifikimi i Ukrainës në Kampionatin Evropian sa që u ul në gjunjë për t’i propozuar martesë të dashurës së tij, Vlada Sedan, e cila është një prezantuese e sportit, transmeton zeri.info
Ylli i Manchester Cityt u ul në gjunj para stadiumit Olimpik të Kievit për t’ia shprehur propozimin të dashurës së tij.
Ai postoi një fotografi të këtij momenti në rrjetin social “Instagram”.
“Po-ja më e rëndësishme në jetën time”, ka shkruar ai./Zëri