Skandaloze: Mediumi serb i 'godet' fort malazezët pas ndeshjes me Kosovën
Përfaqësuesja e Kosovës arriti ta mposhtë Malin e Zi me rezultat 2:0 në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian “Euro 2020”.
Para se ta shënonte Kosova golin e parë, në tribunat e ‘Fadil Vokrrit’ kishte një përplasje mes tifozëve vendas dhe atyre mysafirë, shkruan Zëri.info.
Sidoqoftë ky tension nuk zgjati shumë pasi policia ndërhyri shpejt dhe qetësoi situatën.
Në momentet e tensioned, tifozët e Kosovës kishin brohoritur “UÇM UÇK..” që është definim i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Megjithatë, mediet serbe po vazhdojnë ende të merren me këtë rast derisa kanë publikuar edhe kanë publikuar një postim që sipas tyre është ‘thelbi’ i përplasjes mes tifozëve të Kosovës dhe Malit të Zi.
Në mesazhin kryesor thuhet: “Milo Gjukanoviç (presidenti malazez) mund t’iu ketë mashtruar që nuk jeni serbë, porn e nuk mashtrohemi”.
“Mali i Zi e njeh Kosovën pavarësisht kundërshtimit të 90% të qytetarëve, por himni malazez u fishkëllua në Prishtinë. Fatos Beqiraj, një shqiptar i lindur në Kosovë, luan për Malin e Zi dhe duartrokitet në Prishtinë. Malazezët gjithmonë do të mbeten serbë, pavarësisht statusit të tyre shtetëror”, shkruhet më tej./Zëri.info