Zvicra mbetet në garë për t’u kualifikuar në Evropian, triumfon ndaj Irlandës

Zvicra ka shënuar një fitore shumë të rëndësishme në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian të vitit 2020, shkruan zeri.info

Zviceranët triumfuan 2:0 në shtëpi ndaj Irlandës për të vazhduar luftën për kualifikim në Evropian.

Haris Seferovic shënoi golin e parë për vendasit në minuan e 16-të, derisa asistoi Admir Mehmedi.

Ndërkohë, për golin e dytë u përkujdes Shane Duffy, i cili realizoi autogol në minutat e fundit të takimit.

Granit Xhaka u paraqit për 90 minuta në këtë takim për Zvicrën, derisa Mehmedi e lëshoi fushën në minutën e 28-të për shkak të një lëndimi./Zëri