Ismet Munishi e dërgon në qiell këtë futbollist: Mbajeni mend këtë emër, do të bëhet super-yll

Shqipëria U21 e ka marr fitoren e parë në grupe për eliminatoret në Kampionatin Evropian, duke e mposhtur Kosovën U21 me rezultat 2-1, shkruan Zëri.info.

Trajneri kosovar, Ismet Munishi është mahnitur me lojën e sulmuesit të Shqipërisë, Armando Broja i cili aktivizohet për Chelsean (kategoritë e reja). 

"Armando Broja është një lojtar i jashtëzakonshëm. Ai kishte hapin e mirë, teknikën e mirë. Ishte lojtarë i shkolluar. Le ta mbajë mend opinioni këtë futbollist pasi që do të bëhet super-yll", vlerësoi Ismet Munishi duke folur për RTK-në pas ndeshjes, shkruan Zëri.info.

Kjo është humbja e dytë radhazi e Kosovës U21 pas asaj në Angli, teksa ka shënuar dy fitore në dy ndeshjet e para të këtyre kualifikueseve kundër Andorës dhe Turqisë. /Zëri.info