‘Kishte gjak në kuvertë’, Crouch rrëfen se si ishte pranë vdekjes në një lundrim romantik me gruan e tij
Ish-futbollisti anglez, Peter Crouch ka zbuluar se si ai dhe gruaja e tij ishin afër një vdekje tragjike gjatë një lundrimi romantik në Sardenja, transmeton zeri.info
Dyshja kishin dalë me varkë në det nën rrezet e diellit, duke shijuar shampanjën kur papritmas moti u përkeqësua.
“Unë u përpoqa të kapja spirancën, por ajo kishte ngecur në diçka dhe kur u përpoqa ta ktheja anijen të ecte mbrapsht asgjë nuk ndodhi dhe ne filluam të kemi panik. Era po dërgonte valët kundrejt anijes, duke na rrotulluar aksidentalisht ankorimin tonë, duke u lëkundur drejt një linje bregdetare të afërt që dukej se ishte tërësisht me shkëmbinj të mëdhenj dhe të dhëmbëzuar”, ka shkruar ai në librin e tij të ri.
“Shpejt, aty kishte më shumë vrima në gishtat e mi sesa në litarë. Kishte gjak në kuvertë, panik në fytin tonë”, kishte shtuar ai,
Por, sapo situata kishte arritur thuajse drejt pikës më të keqe, litarët u shkëputën dhe ata ishin në gjendje të shkonin drejt sigurisë./Zëri