Adele, gati të rikthehet në muzikë

Ajo ka qenë duke shijuar një ndërprerje katërvjeçare nga skena muzikore.

Sidoqoftë, Adele mund të rikthehet fuqishëm, duke gjykuar shkrimet në “Twitter”, që sugjeruan se ylli i muzikës mund të lëshonte muzikë të re qysh në javën e ardhshme, përcjell "Zëri.info".

Këngëtarja 31-vjeçare nxiti spekulime se ajo ka vendosur të dominojë në toplista edhe një herë, pasi një shkrimi në “Twitter” që zbuloi që ylli i hitit “Hello” do të nxjerrë një album muajin e ardhshëm.

Një postim nga faqja e kulturës “Music News Facts” nisi spekulimet, pasi ata shkruan: Adele do të lëshojë albumin e saj të ri në 8 nëntor 2019. “Kjo do të thotë që ajo do të publikojë muzikë menjëherë javën e ardhshme”.

Albumi i fundit i yllit ishte publikuar në nëntor 2015 dhe shiti 22 milionë kopje në mbarë botën.

Kështu që është pak befasi që fansat janë të entuziazmuar nga dalja e saj e parë e mundshme në pothuajse katër vjet.

Ndryshe, kohë më barë këngëtarja britanike i dha fund martesës me Simon Koneckin, me të cilin ka një djalë./ZERI