Kosova – Mali i Zi, këto janë kuotat e basteve
Kosova do ta zhvillojë sonte një ndeshje mjaft të rëndësishme ndaj Malit të Zi në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian të vitit 2020, transmeton zeri.info
Ndeshja do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”, derisa fillon prej orës 20:45.
Sipas kompanisë së njohur të basteve “bet365” Kosova shihet si favorite në këtë takim.
Fitorja e “Dardanëve” e ka kuotën 1.61, barazimi vlerësohet me 3.90.
Kurse, fitorja e malazezëve e ka kuotën 6.50./Zëri