Përfundon numërimi edhe në Fushë-Kosovë, ky është rezultati
Ka përfunduar numërimi 100 për qind i votave në Fushë -Kosovë dhe Komisioni Qendror Zgjedhor i ka publikuar rezultatet preliminare në këtë komunë.
Në komunën ku Lidhja Demokratike e Koosvës fiton zgjedhjet bindshëm dhe ato lokale pa balotazh, rezultati nuk e tregon më një siguri të madhe të LDK’së.
Në Fushë-Kosovë janë numëruar 100 për qind të votave dhe rezultatet preliminare e qesin LDK’në fituese, por me shumë pak dallim nga Lëvizja Vetëvendosje, raporton Gazeta Express.
LDK’ja ka marrë 5275 vota ose 30.8 për qind, ndërsa VV është menjëherë pas saj me 5019 vota, që i bie 29.31 për qind.
E treta në këtë komunë të vogël ka dalë PDK’ja me 18.29 për qind, ndërsa koalicioni AAK-PSD me 5.90 për qind.
Ndryshe, në nivel vendi janë numëruar 98.15 për qind e votave, e në rezultatet e deritanishme prin Vetëvendosje me 25.56 për qind të votave, e pas saj është LDK me 24.87 për qind të votave.