Kurti premton për bashkëpunim me ndërkombëtarët
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti, pas fitores së tij është shprehur se si kryeministër i ardhshëm i Kosovës do ta forcojë partneritetin me SHBA-të, BE-në, NATO-n e organizata tjera ndërkombëtare, raporton “Zëri.info”.
“Si kryeministër do të bashkëpunoj ngushtë me faktorët ndërkombëtar që na kanë ndihmuar në momente të vështira me Shtete e Bashkuara të Amerikës, me Bashkimin Evropian, me NATO-n e me të gjithë miqtë që na kanë ndihmuar. Unë do të jem partner me partnerët dhe aleat me aleatët”, ka deklaruar Kurti./Zëri